Von der Leyen propozon planin 5-pikësh, deri 800 miliardë euro për riarmatimin e Europës

Von der Leyen propozon

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të BE-së, forcimi i industrisë së mbrojtjes evropiane dhe rritja e aftësive ushtarake mund të kushtojë 800 miliardë euro.

Sipas presidentes së KiE, plani i riarmatimit të Evropës, do ofrojë ndihmë të menjëhershme për Ukrainën.

Ndihmë e menjëhershme ushtarake për Ukrainën. Me këtë plan, vendet anëtare do të jenë në gjendje të forcojnë ndjeshëm mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ne jetojmë në kohë të rrezikshme. Siguria e Evropës kërcënohet në një mënyrë shumë reale. Sot unë prezantoj planin Ri-pajis Evropën. Një plan për një Evropë më të sigurt dhe më elastike. Evropa është e gatshme të rrisë “masivisht” shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe se ne jemi në një “epokë riarmatimi”,” deklaroi ajo.

Presidentja e Komisionit u ka dërguar tashmë një letër udhëheqësve evropianë përpara samitit urgjent të së enjtes (6 mars), ku ajo përshkruan një plan riarmatimi me pesë pika për Evropën.

Megjithatë, në shumë kryeqytete evropiane ekziston frika se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do ta shfrytëzojë këtë krizë për të zgjeruar fuqitë e Brukselit në zona të reja dhe për të forcuar ndikimin e tij mbi qeveritë kombëtare.

Udhëheqësit e BE-së nuk duan që kjo të ndodhë përsëri për një çështje të ndjeshme si shpenzimet e mbrojtjes.

Plani:

  1. Liberalizimi i përdorimit të fondeve publike për mbrojtjen – nëse shtetet anëtare rrisin shpenzimet e mbrojtjes me 1.5% të PBB-së. Von der Leyen thotë se kjo mund të krijojë hapësirë ​​fiskale prej afro 650 miliardë euro në katër vjet.
  2. Krijimi i një instrumenti të ri që jep kredi 150 miliardë lekë euro për shtetet anëtare për investime në mbrojtje
  3. Përdorimi i buxhetit të Bashkimit Evropian
  4. Mobilizimi i kapitalit privat përmes Sindikatës së Kursimeve dhe Investimeve
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.