Von der Leyen: Të krijojmë qendra të ngjashme migrantësh si ato të marrëveshjes italo-shqiptare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara Këshillit Evropian më 17-18 tetor, ka kërkuar krijimin e qendrave të ngjashme migrantësh si ato të marrëveshjes italo-shqiptare. 

”Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të eksplorojmë rrugët e mundshme për të ndjekur në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të riatdhesimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për riatdhesimet. Me nisjen e operacioneve të parashikuara nga protokolli Itali-Shqipëri do të mund të nxjerrim edhe mësime praktike”, shkruan Von der Leyen.

Ajo u kërkon krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së të “punojnë në mënyra inovative për të luftuar migracionin e paligjshëm”.

“Ne jemi angazhuar tashmë për të rishikuar, deri në vitin e ardhshëm, konceptin e vendeve të treta të caktuara të sigurta. UNHCR dhe IOM janë të gatshëm të punojnë me BE-në në një qasje që përfshin të gjithë procesin, duke ndihmuar ata që kërkojnë azil pa pasur nevojë të ndërmerrni udhëtime të rrezikshme nëpër Mesdhe”, thekson von der Leyen duke iu referuar kështu qendrave jashtë BE-së dhe modelit Itali-Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.