Von der Leyen viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, sot do të qëndrojë në Kosovë.
Von der Leyen do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pas takimit do të ketë një konferencë për media.
Po ashtu, presidentja e KE-së gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e zyrtares evropiane në Prishtinë është në kuadër të një turneu ballkanik që ajo nisi më 23 tetor në Shqipëri. Pas Shqipërisë, ajo qëndroi në Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.
Gjatë vizitës në rajon Fon der Lajen është përqendruar më së shumti në ndihmën që Bashkimi Evropian po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimit evropian.