Lajme

Vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve, Celibashi thirrje bashkive: Zbatoni afatet

Kreu i KQZ- së Ilirjan Celibashi i ka kujtuar bashkive të vendit të marrin masa për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj.

Reagimi i kreut të KQZ-së vjen pasi në shumicën e bashkive nuk ka nisur ende procesi i njoftimit të zgjedhësve ndërsa afati përfundimtar është 6 mars 2025.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Celibashi parashtron ankesa që janë bërë nga monitorimi i KQZ-së,  teksa thotë ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara, si dhe ende nuk ka informacion për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.Nga monitorimi i bërë nga KQZ: Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki;  Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara; Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025. Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive: Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, KQZ i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore”, theksohet në mesazhin e KQZ-së.

Kujtojmë se për herë të parë, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Deri më tani, numri i aplikimeve ka shkuar në mbi 176 mijë. KQZ vijon më procedurat e përpunimit dhe deri tani ka miratuar mbi 113 mije kërkesa të cilat janë hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, dhe kanë  kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë. Rreth  62,900 mijë qytetarëve ju është refuzuar kërkesa  për shkak se emigrantët po vazhdojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën konkrete  të banimit të tyre jashtë vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

6 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

6 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

6 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

6 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

6 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

6 hours ago

This website uses cookies.