Categories: LajmeEkonomi

Vorë–Hani i Hotit drejt ratifikimit, diskutohet kredia 100 milionë euro

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka diskutuar dhe ka rënë dakord për termat e kontratës financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI) për linjën hekurudhore Vorë–Hani i Hotit, Porta Globale. 

Kontrata do të ratifikohet pas votimit në seancë plenare dhe do të shërbejë për të marrë  financimin 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve. Sikundër ka bërë të njohur RTSH, linjës hekurudhore Tiranë–Durrës, e cila është aktualisht në ndërtim, pritet t’i shtohet në të ardhmen edhe segmenti Vorë–Hani i Hotit, duke krijuar në këtë mënyrë një lidhje hekurudhore për pasagjerë dhe mallra të shpejtësisë së lartë për në Malin e Zi dhe më tutje.

Linja hekurudhore është 120 kilometra e gjatë dhe financimi i saj bëhet në kuadër të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Ajo është deri më sot lidhja e vetme hekurudhore.

Projekti ka një rëndësi strategjike dhe do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës së transportit hekurudhor në Shqipëri. Rehabilitimi i linjës hekurudhore do të sjellë infrastrukturën në standardet e BE-së dhe do të krijojë kushte për zhvillimin e shërbimeve të pasagjerëve dhe mallrave në Shqipëri, duke zhvilluar transportin multimodal dhe intermodal në Shqipëri dhe rajonin më të gjerë. Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.

Të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri.

Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut. Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Linja hekurudhore Vorë–Hani i Hotit shënon projektin e dytë të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri, pas asaj Durrës–Rinas–Tiranë. 

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.