Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), se mund të riaplikojnë pa kufizim në numër deri në datën 4 mars.

Përmes një videomesazhi informues, Celibashi këshillon që përpara se të riaplikojnë, të kontaktojnë me KQZ-në për t’i asistuar një punonjës i këtij institucioni.

“Për këtë qëllim ata mund të rezervojnë një telefonatë me KQZ-në nëpërmjet këtij linku: www.kqz.gov.al/rezervo2”, bëri të ditur Celibashi.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 239 992 shtetas shqiptarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.