Lajme

Vota e diasporës, Celibashi: Shteti mbulon koston e shërbimit postar. Procesi kërkon besimin e palëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se procesi përgatitor është një sfidë e madhe për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion. Në kuadër të takimit të 4-të vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Celibashi theksoi se angazhimi i të gjithë aktorëve do të mundësojë një proces të besueshëm për të gjitha palët.

“Që prej fundit të vitit 2020, kemi punuar për të mundësuar votimin e diasporës. Procesi i përgatitjes për votën më 11 maj 2025 do të ndodhë, përtej spekulimeve të gjithkujt. Rezultati i votës së diasporës do të jetë pjesë e përgjithshme e rezultatit të votës së shqiptarëve. KQZ ka miratuar thuajse tërësisht aktet nënligjore për këtë proces dhe po ndërtojmë platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Ka sfida të tjera, pasi procesi është mjaft kompleks. Përgatitja për herë të parë të votës nga jashtë për gjashtë muaj është një sfidë. Mbetet e rëndësishme nëse të gjithë aktorët dhe KQZ do të punojnë ngushtësisht për t’i përballuar këto sfida. Mendoj se nëse ky proces do të realizohet dhe do të ketë besimin e të gjitha palëve, ai do të jetë në dobi të gjithë procesit zgjedhor në tërësi. Nëse nuk ka besim nga palët, mund të jetë në dëm për të gjithë procesin zgjedhor. KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat. Për fat të keq, koha është e kufizuar, por do t’ia dalim”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi gjithashtu se shteti shqiptar do të mbulojë kostot e shërbimit postar për dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit, një masë që sipas tij, mbështet dhe nxit votën e diasporës.

“Procesi është një sfidë për KQZ dhe për aktorë të tjerë që duhet të angazhohen në këtë proces për lehtësimin e procedurave teknike për regjistrimin dhe votimin e diasporës. Shteti shqiptar nuk do të paguajë vetëm për dërgimin e fletëve të votimit, por edhe për kostot e shërbimit postar, përfshirë kthimin e fletëve të votimit, dhe ky vendim është pozitiv në kuadër të nxitjes së mundësimit real të votës së diasporës”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.