Lajme

Vota e diasporës- Hyka: Pjesëmarrja mund të jetë e ulët, hapat e regjistrimit në aplikacion janë shumë të thjeshtë

Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës e ftuar në studion e RTSH 24 është ndalur te rëndësia e votës së diasporës.

Hyka deklaroi se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës mund të jetë e ulët, dhe kjo sipas saj, lidhet me faktin se qeveria dhe Parlamenti e miratuan shumë vonë votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Na vënë përpara një situate ku sistemi duhet të jetë sipas kritereve e pritshmërive tona. Hapësira për ta testuar është shumë e vogël. Jemi në zonën e riskut. Ecejaket mes rregullatorit, KQZ, i shkurtojnë kohën pjesës së testimit, ndërgjegjësimit, pjesëmarrjeve. Këtu bëhet fjalë për një popullatë që është jashtë vendit  me të drejtë vote, të paktën 1 milionë e 200 mijë.

Jemi të ndërgjegjshëm që herën e parë nuk do ketë një pjesëmarrje kaq të madhe sepse nuk e dimë sa do shkojë zëri ynë, besueshmëria. Pjesa e pritshmërisë lidhet me faktin se parlamenti dhe politika e mbajtën në tavolinë për një vit dhe nuk e miratuan, e miratuan në fund fare.

Jemi të mobilizuar nga grupe të ndryshme të diasporës duke biseduar dhe me forcat e tjera politike për t’i sqaruar dhe mbështetur.

Për punën e regjistrimit, dokumentacioni që duhet paraqitur. Po punojmë që të mbështesim si nga ana teknike dhe pjesa praktike në bazë të eksperiencave të shteteve të ndryshme”, u shpreh Hyka.

Në lidhje me aplikacionin apo platformën e posaçme që do administrohet nga KQZ, Hyka deklaroi se regjistrimi duhet të jetë sa më i thjeshtë.

Pyetur mbi mundësinë e manipulimit të votave, Hyka theksoi se garancia nuk është asnjëherë absolute.

Në formatin që ne instistuam, kërkuam që regjistrimi të jetë sa më i thjeshtë. Pjesa e regjistrimit është aplikacion, pjesa më kryesore është ajo që do ndërtohet ku do ruhen e manipulohen të dhënat. Si do jetë kjo platformë do mbetet pjesë e bashkëpunimit tonë dhe e ekspertëve tanë.

Garancia nuk është asnjëherë absolute. Këto gjëra do i shohim me shumë vëmendje. Duke parë testimin e platformave, nga A deri në fund.

Nëse është platformë që do blihet dhe adaptohet, do sigurohemi që kompania që e ka ndërtuar ta ketë ndërtuar në bazë të standardeve ndërkombëtare, për të minimizuar mundësinë e manipulimit apo hakërrimit nga krimi kibernetik”, theksoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

21 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

21 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

22 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

22 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

22 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

22 hours ago

This website uses cookies.