Vota e diasporës, Jozefina Topalli fton shqiptarët të aplikojnë në portalin e KQZ

Jozefina Topalli fton

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, fton shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të regjistrohen në portalin e KQZ-së (https://diaspora.kqz.gov.al) për të mos humbur mundësinë e votimit në zgjedhjet e 11 Majit.

Topalli thekson se nga takimet e deritanishme i është shtruar si shqetësim garancia e votës, por përgjigjja e saj është se vota duhet të jetë masive me qëllimin për të firmosur ndryshimin.

Ata po e përdorin administratën në çdo qelizë të vet, duke kondicionuar çdo vend pune me vendin e punës dhe me bukën e gojës të atyre që punojnë në administratën shtetërore, duke i detyruar të sjellin numrin e caktuar të familjarëve të tyre që jetojnë në diasporë dhe për t’i kontrolluar nëse janë regjistruar. Ambasadat janë përdorur në kundërshtim me ligjin, me kushtetutën,” deklaroi znj. Topalli.

Drejtuesja politike e demokratëve thekson se opozita vjen në këtë sfidë zgjedhore vetëm me kartën morale, kundrejt luksit të takimeve qeveritare.

Betejën në fushën e parasë dhe tëluksit e kanë të fituar ata. Betejën në fushën morale, etike, të perspektivës dhe të ekzistencës të Shqipërisë dhe shqiptarëve është në anën tjetër,” tha ish-kryeparlamentarja.

Pabarazi është edhe fakti, thotë Topalli, që vetëm para pak javësh PD-ja ishte në kufijtë e mbijetesës, me liderin e saj Sali Berisha të arrestuar.

Vështirësi që asnjë force tjetër politike në opozitë nuk i ka ndodhur, siç i ka ndodhur kësaj partie, duke i marrë vulën, duke i marrë emrin, duke i arrestuar kryetarin e partisë, duke i marrë financat. Faktikisht kemi qenë një parti e arrestuar,” nënvizoi zyrtarja demokrate.

Për Jozefina Topallin, maksimalizimi i votës së diasporës kërkon angazhimin e të gjitha forumeve të PD-së, sikundër të çdo anëtari të thjeshtë të kësaj force politike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.