Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, fton shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të regjistrohen në portalin e KQZ-së (https://diaspora.kqz.gov.al) për të mos humbur mundësinë e votimit në zgjedhjet e 11 Majit.
Topalli thekson se nga takimet e deritanishme i është shtruar si shqetësim garancia e votës, por përgjigjja e saj është se vota duhet të jetë masive me qëllimin për të firmosur ndryshimin.
“Ata po e përdorin administratën në çdo qelizë të vet, duke kondicionuar çdo vend pune me vendin e punës dhe me bukën e gojës të atyre që punojnë në administratën shtetërore, duke i detyruar të sjellin numrin e caktuar të familjarëve të tyre që jetojnë në diasporë dhe për t’i kontrolluar nëse janë regjistruar. Ambasadat janë përdorur në kundërshtim me ligjin, me kushtetutën,” deklaroi znj. Topalli.
Drejtuesja politike e demokratëve thekson se opozita vjen në këtë sfidë zgjedhore vetëm me kartën morale, kundrejt luksit të takimeve qeveritare.
“Betejën në fushën e parasë dhe tëluksit e kanë të fituar ata. Betejën në fushën morale, etike, të perspektivës dhe të ekzistencës të Shqipërisë dhe shqiptarëve është në anën tjetër,” tha ish-kryeparlamentarja.
Pabarazi është edhe fakti, thotë Topalli, që vetëm para pak javësh PD-ja ishte në kufijtë e mbijetesës, me liderin e saj Sali Berisha të arrestuar.
“Vështirësi që asnjë force tjetër politike në opozitë nuk i ka ndodhur, siç i ka ndodhur kësaj partie, duke i marrë vulën, duke i marrë emrin, duke i arrestuar kryetarin e partisë, duke i marrë financat. Faktikisht kemi qenë një parti e arrestuar,” nënvizoi zyrtarja demokrate.
Për Jozefina Topallin, maksimalizimi i votës së diasporës kërkon angazhimin e të gjitha forumeve të PD-së, sikundër të çdo anëtari të thjeshtë të kësaj force politike.
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…
Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…
This website uses cookies.