Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e qytetarëve shqiptar, që përbëjnë edhe diasporën jashtë vendit, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 86 493, ndërsa deri të hënën në orën 19:26 janë miratuar 53 828 kërkesa.
Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 53 234 (61,5%) kërkesa, ndërsa femrat janë 33 259 (38,5%).
Për sa i takon kërkesave për regjistrim, sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 24 306 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 23 657 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 16 459 dhe mbi 56 vjeç janë 13 390 kërkesa për regjistrim.
Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 8681 të tilla. Sipas të dhënave, deri tani janë refuzuar 31 226 kërkesa.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 30 701, ndjekur nga Greqia me 23 313, Gjermania me 11 098, si dhe nga SHBA me 6707.
Sa i takon kërkesave, sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 15 979, më pas bashkia e Fierit me 13 157, Korça me 9736, Durrësi me 8022 etj.
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…
Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…
Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…
Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…
Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin…
This website uses cookies.