Vota e Diasporës, Lavdrim Krashi: Politika s’do abuzojë dot, siç ka bërë në 30 vite

Lavdrim Krashi

Lavdrim Krashi

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka shpjeguar në emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se si do të realizohet procesi i votimit të shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit.

Sipas Krashit, mund të ketë disa forma të votimit duke nisur që ato me zarf, me postë apo duke përdorur edhe postën elektronike.

“Është detyra jonë, ne nuk mund t’i mohojmë të drejtën çdo qytetari kudo që të jetë. Ne jemi në kushtet që është detyrim regjistrim për të votuar por nuk është detyrim vota. Nëse do të regjistrojmë 1 milionë nuk është e thënë që do të votojnë 1 milionë, aq sa të votojnë. Është hera e parë që do të na japë mundësi ne, por ka metoda të ndryshme, votë me postë, votë elektronike”, u shpreh Krashi për emisionin ‘Ekspres’ në RTSH 1.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Nolian Lole se sa do të pranohet kjo votë duke përmendur rastin e Kosovës ku pati pretendime për manipulime të votës së Diasporës, Krashi u shpreh se këtë radhë politika shqiptare nuk do të mund të veprojë ashtu siç ka bërë në 30 vite me votën e shqiptarëve.

Po të rrimë me frikë do të ndodhë ajo, do të ndodhë kjo, ne rrezik fillojmë t’u kufizojmë votën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri.

Jam i mendimit që politika shqiptare, të majtë, të djathtë, të qendrës apo kudo që e kanë vendosur veten duhet të kenë besim te vota e diasporës. Do të ketë disa gjëra që politikanët dhe politika shqiptare nuk është mësuar.

Nuk do të kenë mundësi të bëjnë disa gjëra që shpeshherë janë të shëmtuara në vlerësimin tim që i kanë bërë në 30 vite me votuesit në Shqipëri, ato gjëra ato mekanizma nuk funksionojnë në Perëndim”, tha Krashi.

Deputeti socialist shtoi se “koha kur shqiptarët iu thuhej se nuk dinë të votojnë se kanë votuar për partinë e gabuar, nuk është më. Votuesit nuk gabojnë asnjëherë. Nëse të japin 2,3,4 mandate do të thotë se janë në anën e duhur”.

Ndërkaq, ditën e sotme u mbajt konferenca ndërkombëtare “Votimi nga jashtë vendit”, ku bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca mbështet votimin e diasporës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.