Vota e diasporës, Shehi: Dakordësia, hap pozitiv. Mbylla e listave, zullum! S’ka fitore me Berishën

Kreu i LZHK Dashamir Shehi e ka vlerësuar pozitive dakordësinë që politika ka qetur për të mundësuar votën e emigrantëve, por shtoi se ‘zullumi politik që po kryhet në kurriz të demokracisë” është tentativa e dy partive të mëdha për të shkuar drejt listave të mbyllura.

Në një intervistë për RTSH 24, Shehi tha se fillimi i angazhimit elektoral të votës jashtë është pozitive dhe se në zgjedhjet e tjera vota e tyre mund të kthehet edhe në një faktor politik.

“Sa i përket votës së diasporës duhet të bëhet. A është kjo formula më ë mirë a duhet me listë apo adresa, të votojë me postë elektronike apo me zarf janë diskutime që mund të gjenden zgjidhje teknike më të mira. E rëndësishme është që është rënd dakord që të filloj ky proces. Sa do votojnë këtë vit nuk ka rëndësi, por fillimi i angazhimit elektoral të votës jashtë është pozitive. Ata janë njerëz më të lirë dhe ekonomikisht janë më të pavarur dhe nuk varen nga lëmoshat e partive dhe janë në një ambient me të emancipuar si i joni dhe votojnë me një mendje më të hapur. Shpresoj të votojnë sa më shumë dhe në zgjedhjet e ardhshme të kthehen në një fakto vota e tyre. Nuk kanë pasur dëshirë dhe vullnet politik për t’u bërë më herët dhe dyshimi reciprok i partive që për cilin do votojnë emigrantët. Unë besoj se vota e emigrantë do shkoj drejt opozitës dhe do jetë një penalizim për Ramës. Kjo votë do jetë një kontribut për demokracinë shqiptare. Mund të mos jetë perfekt si proces në fillim , por gjatë rrugës do korrigjohen. Ky komision këtë ka bërë të mirë, pastaj pjesa tjetër për mbylljen e listave është një zullum në kurriz të demokracisë”, tha Shehi.

Lidhur me një fitore të mundshme të opozitës, për Shehin ajo i ka të gjitha numrat dhe për të tërhequr elektoratin gri, por për këtë nuk duhet të përfaqësohet nga Berisha dhe liderët e vjetër të politikës.

“Ne jemi një opozitë pa Berishën, ata jonë me Berishën, por ne i kemi kolegë. Beteja jonë është rrëzimi i qeverisë, por për të tjerat mendojmë ndryshe. Ligji i koalicioneve parazgjedhore lejon që opozita të krijojë disa grupime. Opozita i ka të gjitha shanset të fitojë nëse nuk identifikohet më me liderët e vjetër dhe të tërheq elektoratin që ka vite që nuk voton. Numrat janë aty dhe populli opozita ka votuar gjithmonë me gjithë sherret e budallëqet e opozitës, kjo sepse ato ushqehen nga zullumet dhe pakënaqësitë ndaj kësaj qeverie”, tha ai.

Duke folur për programin e LZHK, Shehi tha se ai kërkon votim elektronik për të shmangur të gjithë “ushtrinë e madhe të komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve”

“Kam një vit që kam propozuar një ligj në kuvend që kishte 4 pika, të hapjen e listave, sistem proporcional me 3 ose 4 zona nga 12 që ka aktualisht, vota elektronike duke larguar ushtrinë e madhe të komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve që këtë të drejtë e kanë vetëm dy partitë e mëdha dhe e pika e fundit është vota e emigrantëve. Ndryshimi i kodi zgjedhor dhe mbyllja me ligj derën partive të reja, ky lloj sistemi ka prodhuar këtë demokraci gjysmake.  Si mund të hyjë një parti e re në Gjirokastër ku i duhen 30 % të votat që të marr deputet?”, tha Shehi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.