Vota e diasporës shkon në 85 shtete – 241 mijë zarfe nga 245 në total janë shpërndarë tek emigrantët

Vota e diasporës

Procesi i dërgimit të zarfeve për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet e 11 majit, është drejt përfundimit.

Nga 245 mijë zarfe në total, deri tani janë dërguar rreth 241 mijë.

Pritet qe ky proces të mbyllet deri në mesnatën së martës ndërkohë që rreth 71 mijë zarfe janë tërhequr nga emigrantët.

Për emigrantët, afati i fundit për të tërhequr pakon zgjedhore është data 5 maj. Çdo pako që nuk tërhiqet deri atëherë do të rikthehet në Shqipëri.

Ndërsa për ata që e kanë tërhequr zarfin, vota duhet të mbërrijë në territorin e Republikës së Shqipërisë para orës 19:00 të datës 11 maj.

KQZ vijon t’ju bëj apel emigrantëve të mos e fotografojnë votën e tyre pasi do të përballen me përgjegjësi penale.

Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Ndërsa votimi familjar 1-3 vite burg.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.