Procesi i dërgimit të zarfeve për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet e 11 majit, është drejt përfundimit.
Nga 245 mijë zarfe në total, deri tani janë dërguar rreth 241 mijë.
Pritet qe ky proces të mbyllet deri në mesnatën së martës ndërkohë që rreth 71 mijë zarfe janë tërhequr nga emigrantët.
Për emigrantët, afati i fundit për të tërhequr pakon zgjedhore është data 5 maj. Çdo pako që nuk tërhiqet deri atëherë do të rikthehet në Shqipëri.
Ndërsa për ata që e kanë tërhequr zarfin, vota duhet të mbërrijë në territorin e Republikës së Shqipërisë para orës 19:00 të datës 11 maj.
KQZ vijon t’ju bëj apel emigrantëve të mos e fotografojnë votën e tyre pasi do të përballen me përgjegjësi penale.
Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Ndërsa votimi familjar 1-3 vite burg.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League pa Paris Saint-Germain të mundë Arsenalin 1-0 në…
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një tubim në Michigan me shënimin e 100 ditëve…
Arritja e një marrëveshje për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po bën…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i ktheu Parlamentit për rishqyrtim një marrëveshje për…
Shqipëria është pranuar si pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, një platformë e…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për…
This website uses cookies.