Lajme

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada shumë shqiptarë janë pa dokumente

Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por duket se çështja e mjeteve të identifikimit vijon të jetë një problem për shqiptarët që jetojnë jashtë, të cilët mund të votojnë nga vendi ku jetojnë.

Koordinatorja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH 24, thekson se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada ka një numër shumë të lartë shqiptarësh të cilët nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Sipas Topallit, ky problem kërkon zgjidhje ligjore.

 “Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Ky është  një alarm dhe nuk do të ishim të ndershëm nëse ne themi që diaspora ka të drejtë të vendosë për çafër do ndodhë me vendin tonë në vitet e ardhshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra. Është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo kërkon zgjidhje ligjore dhe uroj të mos ja heqin të drejtën për të votuar”, u shpreh Topalli.

Ndalur te shqiptarët që jetojnë në Europë, Topalli u shpreh se problemi me adresat e banimit po i pengon ata të regjistrohen në platformën PER. Sipas Topallit, këto problematika e bëjnë të gjithë procesin vulnerabël.

Shifrat flasin për diçka që nuk shkon. Pse nga 100 mijë kërkesa, 40 mijë të  mos pranohen. Është 60 me 40%, gabimet mund të jenë deri në 5% maksimumi, të shkojë deri në 40%, rrezikon shumë. Ndodh që kryefamiljari regjistrohet, vendos dokumentin e pronësisë dhe i pranohet, aplikon fëmija dhe vendos të njëjtën adresë, nuk i pranohet sepse është regjistruari ati. Apo të rinj që marrin kontratën e qirasë në emër të të njërit, por këta katër apo pesë persona që jetojnë në të njëjtin apartament nuk mund të regjistrohen. Pra ka gjëra që duhen rregulluar dhe kjo e bën vulnerabël procesin”, deklaroi Topalli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

11 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

11 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

11 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

15 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

15 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

15 hours ago