Lajme

Vota e disaporës – Celibashi: KQZ nuk ofron regjistrim në terren, vetëm përmes platformës PER

Kreu i KQZ- së Ilirjan Celibashi në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se KQZ nuk ofron regjistrim në terren, referuar regjistrimeve në PER për votën e diasporës. Celibashi ka nxitur qytetarët që të denoncojnë këdo që prezantohen si përfaqësues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në www.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

Thirrjeve telefonike; Mesazheve në WhatsApp ; Chatbot-it’ Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit”, theksohet në njoftim.

Numri i shqiptarëve nga diaspora të cilët kanë aplikuar në PER për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në mbi 171 mijë votues.

KQZ vijon më procedurat e përpunimit dhe deri tani ka miratuar mbi 100 mije kërkesa të cilat janë hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, dhe kanë  kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë. 

Mbi 59 mijë qytetarëve ju është refuzuar kërkesa për shkak se emigrantët po vazhdojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën konkrete të banimit të tyre jashtë vendit. Gjithashtu shkak tjetër i refuzimit është përdorimi për regjistrim i një dokumenti shqiptar identifikimi që i ka skaduar afati.

Kërkesat për regjistrim kanë ardhur nga shtete të ndryshme të botës mirëpo numri më i lartë i kërkesave  vijon të jetë nga Italia, me rreth 65 mijë, e ndjekur nga Greqia me 47 mijë dhe më pas Gjermania më rreth 19 mijë dhe SHBA më 11 mijë.

Sa i takon kërkesave për qark, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë e ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi. Ndërsa grupmosha që ka shfaqur interes më të lartë për të votuar janë 26-35 vjeç me 47 mijë aplikues dhe 36-45 me rreth 46 mijë aplikues.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hetimi i krimeve zgjedhore, Çela: Bashkëpunim me KQZ-në për një plan masash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…

5 hours ago

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…

6 hours ago

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…

6 hours ago

Egnatia e Vllaznia, dyshe titulli

Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…

11 hours ago

Delegacioni europian vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Gjithëpërfshirëse dhe paqësore

Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…

11 hours ago

KQZ: Rreth 190 mijë të regjistruar nga diaspora, miratohet 77% e kërkesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

11 hours ago

This website uses cookies.