Vota e emigrantëve atje ku jetojne mund të realizohet në 2025, me Kristaq Kumen 

Propozimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mundësuar votimin  emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e përgjithshme  të vitit të ardhshëm u analizuan në emisionin Ekspres në RTSH me të ftuarin e gazetarit Nolian Lole të ish kreut të KQZ  Prof. Kristaq Kume.

Fillmisht zoti Kume ju përgjigj pyetjes se si do të regjistrohen emigrantët shqiptarë që duan të votojnë.

Ai tha se dokumenti i paraqitur nga zoti Celibashi ishte një dokument teknik dhe nuk trajtonte çështje që kanë të bëjnë me vullnetin politik.

Prof. Kume kujtoi se legjislacioni aktual u jep të drejtë shtetesave shqiptarë të paraqiten në qendrën e votimit nëse kanë të regjistruar adresën e vendbanimit në adresarin e shtetasve shqiptarë që janë jashtë.

Ish kreu i KQZ tha se me këtë rast është e nevojshme që të branohet një standart i gjithëpranuar. Zoti Kume tha se këtë standart e zbatojnë gjithë shtetet europiane dhe më gjerë, ndërsa Shqipëria është ndër të paktat që ende nuk u ka krijuar emigrantëve të saj mundësi të votojnë nga vendbanimet e tyre.

Zoti Kume tha me këtë rast se është e nevojshme që të rregullohet dispozita ligjore. Sipas tij “Thembra e Akilit” është detyrimi i legjislacionit shqiptar për të shënuar adresën e  zgjedhësve, në rastin konkret të emigrantëve.

Kjo do dakordësi politike, theksoi zoti Kume, ndërsa kujtoi se propozimi i zotit Çelibashi e zgjidh çështjen. Mjafton që shtetasi shqiptar të nisi në KQZ emrin e tij, numrin e telefonit dhe vendin ku është. Kjo e treta mund të shmanget spjegoi ai. Nuk ka rëndësi ku je, mjafton të kesh një telefon apo kompjuter dhe ti voton atje ku je, tha zoti Kume.

Ish kreu i KQZ tha se teknikisht gjithçka e thjeshtë dhe e mundshme. 

Lidhur me numërimin e votës së emigrantëve dhe zonën se ku ajo do të llogaritet zoti Kume tha se kjo do të përcaktohet me ligj. Kodi Zgjedhor nuk e ka përcaktuar.  Ai tha se duhen ndryshime ligjore që emigrantët të propozojnë kandidatë apo listë për në parlament.

Lidhur me mënyrat e votimit të emigrantëve, me postë apo në mënyrë elektronike, zoti Kume tha se ato kanë një ndryshim të madh. Ai tha se votimi elektronik është shumë i thjeshtë dhe pa kosto, por do dakordësi politike.

Ish kreu i KQZ kujtoi me këtë rast dyshimet e palëve rreth shërbimit postar shqiptar. Ndërsa tha se nëse ingranohet një shërbim postar i huaj kostoja rritet shumë.

Zoti Kume tha se zhvillimet teknologjike e ndihmojnë dhe sigurojnë integritetin e procesit.

“Ajo qe unë pres në votimet e viti 2025, janë edhe votat nga jashtë”, shprehu sigurinë ish kreu i KQZ Kristaq  Kume, në emisionin Ekspres. “Votimi nga jashtë është bërë nga të gjitha vendet. Pse mos ta bëjmë dhe ne? ” tha ai. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.