Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë të qartë se KQZ nuk mund të mundësojë votën e emigrantëve nëse partitë politike nuk plotësojnë boshllëkun e Kodit Zgjedhor.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Celibashi tha se votimi nga jashtë nuk mund të rregullohet me aktet nënligjore, pasi kjo nuk është në kompetencën e KQZ, por duhet që partitë të plotësojnë boshllëkun në ligj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas vendimit të Gjykatës Kushtuese nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator, me këtë kuadër kushtetues e ligjor për të nxjerrë akte nënligjore që të mundësojë votimin nga jashtë. E di që ka qëndrime të ndryshme nga ai i imi, por Kushtetuesja ka vendosur se mungon ligji për votën e emigrantëve. Kur ky ligj mungon nuk mund të nxjerrësh akte nënligjore të një ligji që nuk ekziston”, tha Celibashi.
Lidhur me rekomandimin e KQZ për mundësimin e votimit elektronik në 5 qarqe, Celibashi tha se Kuvendi duhet të vendosë sa më shpejt, pasi procesi ka nevojë për një vit kohë përgatitje dhe trajnime, por ka edhe një kosto të lartë.
“Votimi elektronik në 5 qarqe të mëdha do të jetë thuajse e pamundur nëse partitë dhe qeveria nuk marrin hapat për rekomandim e KQZ në kohë. Votimi elektronik ka treguar se ky proces për këto 5 qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier, duhet të kemi resurset njerëzore dhe sistemin elektronik që na duhet një vit kohë nëse duam që ky proces të mos marri asnjë lloj kritike dhe të vendoset në dyshim pas votimit të 2025. Partitë të vendosin nëse kanë interes për këtë pasi kostot janë shumë të larta për këtë votim elektronik”, tha Celibashi.
Celibashi i bëri thirrje për bashkëpunim partive politike, duke thënë se duhet angazhimi i tyre serioz që të arrihen ndryshimet sa më shpejtë.
“Do ishte mirë që partitë politike, shumica qeverisëse dhe opozita të angazhohen për të i realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur. Ngelet në vlerësimin e partive politike për t’i adresuar çështjet që kemi evidentuar ne, që i konsiderojmë problematike, ose të nevojshme për t’u rikonsideruar”, tha Celibashi.
Pak javë më parë, kryekomisioneri Celibashi i dërgoi një letër kryetarëve të partive parlamentare dhe Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore mbi çështje të përgatitjes të zgjedhjeve dhe të Kodit Zgjedhor.
Vota e emigrantëve, plotësimi i boshllëkut ligjor, herësi, adresimi i rekomandimeve të OSBE për Reformën Zgjedhore, votimi elektronik, financimi i fushatave zgjedhore ishin disa nga temat që kërkonin përmirësim të kuadrit ligjor në Reformën Zgjedhore.
Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga…
Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i…
Juliette Losardo, drejtoreshë e Ekspozitës së Tregut Botëror të Udhëtimit 2024 (World Travel Market London…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti në Ankara Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.…
Kabineti i sigurisë i Izraelit do të mblidhet këtë të martë (26 nëntor) për të…
This website uses cookies.