Categories: LajmePolitikë

Vota e emigrantëve/ Premto Gogo në “Ekspres”: Sfidë e vërtetë. Domosdoshmëri që qytetarët të besojnë në procesin zgjedhor

“Një sfidë e vërtetë”, kështu e ka konsideruar eksperti zgjedhor nga organizata KRIIK, Premto Gogo mundësimin e votës së emigrantëve deri në vitin 2025. I ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH, Gogo nuk i kurseu kritikat ndaj partive politike në vend, teksa u shpreh se nuk kanë vullnet për të çuar përpara reforma për të mirën3e vendit, por shohin përfitime politike.

Vota e emigrantëve është një sfidë e vërtetë dhe unë nuk e imagjinoj dot që Parlamenti t’i dalë kundër vendimit Gjykatës Kushtetuese, çka do të thotë që deri në janar mos ta adresojë këtë gjë, por nuk është hera e parë që ndodh kjo në Shqipëri. Nuk imagjinohet që të ketë një sjellë të tillë agresive nga maxhoranca, po flas për procedurat në parlament apo për konsiderimin e Gjykatës Kushtetuese. Kam përshtypjen që janë shkëputur nga realiteti. Vota e emigrantëve mund të bëhet në moment të fundit kur shikojnë që nëpërmjet tyre mund të fitojnë. Kanë një mungesë totale të transparencës. Ne i kemi kërkuar zv.ministrit për taskforcën e krijuar që nuk u mblodh asnjëherë dhe ka refuzuar nuk ka sjellë informacion”, u shpreh ai.

Sipas Gogo, është domosdoshmëri që qytetarët të kenë besim në procesin zgjedhor, pasi në të kundërt nuk legjitimohet asnjë pushtet. Ai theksoi se duhet një rol më aktiv i medias dhe shoqërisë civile.

Ajo që vuan në të gjithë këtë është e ardhmja demokratike e vendit, duke mos patur qytetarët besim në procesin zgjedhor, nuk mund të legjitimohet asnjë lloj pushteti. Duhet një rol më aktiv i medias dhe i shoqërisë civile për të bërë presionin e duhur dhe hequr dorë nga raportet relativizuese që bëjnë”, deklaroi Gogo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.