Vota e emigrantëve/ Soreka: Të garantohet integriteti zgjedhor. Reforma Zgjedhore të vendoset në mënyrë konsensuale

soreca 1

soreca 1

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luixhi Soreka (Luigi Soreca), ka kërkuar garantimin e votës së emigrantëve, pavarësisht sfidave dhe problemeve që sjellë ky proces.

I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare “Votimi nga jashtë vendit”, Soreka tha se kjo është një e drejtë shumë e rëndësishme, teksa theksoi se Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, ai theksoi se Shqipëria duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, duke përmendur fshehtësinë e votës, garën e drejtë dhe përfaqësimin e drejtë.

E drejta për të votuar është një e drejtë e rëndësishme politike e njeriut dhe në botën që jetojmë, t’u ofrosh qytetarëve që jetojnë jashtë që të votojnë në vendin e origjinës, është shumë e rëndësishme dhe gjëja e duhur për t’u bërë. Sa i përket votimit nga jashtë vendit, është shumë e rëndësishme, pavarësisht sfidave që sjellë ky opsion. Nuk është e lehtë dhe ka sfidat e veta është një ndërmarrje e madhe administrative dhe kosto të mëdha financiare. Shumë vende kanë patur probleme për të gjetur formulën e duhur, por kjo do të thotë se ka shumë ku të mësosh. Në fund Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit. Do të duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, si psh. fshehtësinë e votës, garën e drejtë, përfaqësimin e drejtë. Kur të krijohet ky sistem i ri, ne besojmë që është i një rëndësie shumë të madhe që procesi të jetë i gjerë sa i përket konsultimit dhe të kërkohet konsensusi i të gjithë aktorëve të përfshirë”, u shpreh Soreka.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, që ka sjellë jo pak debate politike në vend, Soreka u shpreh se duhet të vendoset në mënyrë konsensuale “dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”.

Dëshiroj të nxis të gjitha palët që t’i vënë në zbatim pa vonesë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese për proceset zgjedhore. BE ka qenë dhe vijon të jetë mbështetës i Shqipërisë për të fuqizuar sistemin zgjedhor. Fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike është në thelb të misionit tonë të BE në Shqipëri si dhje një nga kërkesat thelbësore të anëtarësimit në BE. Ne vazhdojmë të kërkojmë një këmbëngulje ndërpartiake për këto çështje, Reforma Zgjedhore duhet të vendoset në mënyrë konsensuale dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”, theksoi Soreka.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.