Votimet në Kukës/ Meta: Vota e qytetarëve është e kontrolluar nga partia-shtet

META 26

META 26

Kryetari i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta, ka komentuar sot në një konferencë për shtyp humbjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit. Sipas Metës, zgjedhjet e fundit treguan se në vend ka një “parti-shtet”, e cila kontrollon votën e qytetarëve shqiptarë.

“Zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë-shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptarë,” u shpreh Meta.

Duke vazhduar më tej, kreu i PL-së theksoi se opozita duhet të reflektojë.

“Është detyra e opozitës për të reflektuar në kushtet aktuale të një regjimi represiv, intimidues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë dhe ndaj atyre që gëzojnë bindje politike të ndryshme nga ato të qeverisë për të gjetur zgjidhjet më efikase për të ardhmen”, tehksoi ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdojë bashkëpunimin edhe pas këtyre zgjedhjeve me Sali Berishën, kryetari Meta u shpreh: “do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar që nuk është zgjatim i këtij regjimi, për fuqizimin e opozitarizimit në vend”.

Zgjedhjet në Kukës u mbajtën pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, pas publikimit të një videoskandali nga zyra e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.