Votimi i buxhetit 2024, Çuçi: Nuk do lëmë shqiptarët pa buxhet, më i madhi në histori

c37a1d95225e4822aab2a3038c6a0497

c37a1d95225e4822aab2a3038c6a0497

Kryetari i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi në një deklaratë për media jashtë Parlamentit, ka komentuar votimin e buxhetit të 2024-ës mes tymueseve, tensioneve e pa votat e opozitës.

Çuçi u shpreh se ndonëse në Kuvend duhet të jepeshin alternativa nga ana e opozitës, kjo e fundit përsëriti skenarë të cilët sipas tij, shqiptarët nuk duan t’i shohin.

Çuçi deklaroi më tej se në buxhetin e 2024-ës është akorduar 400 milionë euro plus për rritjen e pagave, që do të jetë, sipas tij, rritja më e madhe.

Sot që duhet të diskutonim që ata të jepnin alternativat, sot pamë të njëjtin skenar për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin.

Sot e vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje shqiptarëve, është buxheti i cili ka akorduar dhe sapo miratuam në parim 400 mln euro plus për rritjen e pagave. Rritja më e madhe e rritjes së pagave, ku përfitojnë, mësues, punonjës policie. Paga mesatare vitin tjetër pritet të shkojë 900 euro. Nuk na intereson fare lufta e brendshme  PD-së”, tha Çuçi.

Ky i fundit theksoi se detyra e mazhorancës është t’i japin shqiptarëve buxhetin më të madh në histori, dhe nëse opozita do vijojë me tymuese, PS nuk do i lërë shqiptarët pa buxhet.

Detyra jonë është të japim shqiptarëve buxhetin më të madh në histori, mbi 7 miliardë euro, dyfishi i 2013-ës.

Ne i kemi diskutuar gjerësisht në Komisione, me të gjithë institucionet e pavarura, me aktorët e interesit. Kështu do vazhdojmë dhe me nen për nen. Nëse ata do vazhdojnë me tymuese, ne nuk do i lëmë shqiptarët pa buxhet. Ne nuk kemi krizë, krizë ka opozita”, shtoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.