c37a1d95225e4822aab2a3038c6a0497
Kryetari i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi në një deklaratë për media jashtë Parlamentit, ka komentuar votimin e buxhetit të 2024-ës mes tymueseve, tensioneve e pa votat e opozitës.
Çuçi u shpreh se ndonëse në Kuvend duhet të jepeshin alternativa nga ana e opozitës, kjo e fundit përsëriti skenarë të cilët sipas tij, shqiptarët nuk duan t’i shohin.
Çuçi deklaroi më tej se në buxhetin e 2024-ës është akorduar 400 milionë euro plus për rritjen e pagave, që do të jetë, sipas tij, rritja më e madhe.
“Sot që duhet të diskutonim që ata të jepnin alternativat, sot pamë të njëjtin skenar për fat të keq që besoj unë shqiptarët nuk do duan ta shohin.
Sot e vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje shqiptarëve, është buxheti i cili ka akorduar dhe sapo miratuam në parim 400 mln euro plus për rritjen e pagave. Rritja më e madhe e rritjes së pagave, ku përfitojnë, mësues, punonjës policie. Paga mesatare vitin tjetër pritet të shkojë 900 euro. Nuk na intereson fare lufta e brendshme PD-së”, tha Çuçi.
Ky i fundit theksoi se detyra e mazhorancës është t’i japin shqiptarëve buxhetin më të madh në histori, dhe nëse opozita do vijojë me tymuese, PS nuk do i lërë shqiptarët pa buxhet.
“Detyra jonë është të japim shqiptarëve buxhetin më të madh në histori, mbi 7 miliardë euro, dyfishi i 2013-ës.
Ne i kemi diskutuar gjerësisht në Komisione, me të gjithë institucionet e pavarura, me aktorët e interesit. Kështu do vazhdojmë dhe me nen për nen. Nëse ata do vazhdojnë me tymuese, ne nuk do i lëmë shqiptarët pa buxhet. Ne nuk kemi krizë, krizë ka opozita”, shtoi ai.
Ora 24 e ditë së martë (4 mars) është afati i fundit i aplikimit të shtetasve…
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit,…
Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kërkesa…
Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të…
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
This website uses cookies.