Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Celibashi iu bëri thirrje shtetasve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 150 mijë shtetas.

Shifrat janë bërë publike nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Celibashi iu bëri thirrje shtetasve shqiptarë që të aplikojnë në PER tani dhe deri më 4 mars 2025.

“Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni duhet të lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.  Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, nënvizon Celibashi. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.