Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 150 mijë shtetas.
Shifrat janë bërë publike nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Celibashi iu bëri thirrje shtetasve shqiptarë që të aplikojnë në PER tani dhe deri më 4 mars 2025.
“Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni duhet të lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, nënvizon Celibashi.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, nuk do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 11…
This website uses cookies.