Për pak orë, skena e Madridit do të shndërrohet në një arenë magjike, ku talentet e rinj të Europës do të përfaqësojnë vendet me këngët e tyre, dhe Shqipëria do të ketë një përfaqësuese të veçantë: Nikol Çabelin.
Me një zemër të mbushur plot emocione dhe ëndrra, 12-vjeçarja Nikol do të ngjitet në skenën e “Junior Eurovision Song Contest 2024”, e mbështetur nga pasioni dhe ëndrrat që ka kultivuar për këtë event të rëndësishëm.
Në këto ditë përgatitjesh, Nikol ka kaluar me sukses çdo provë dhe ka marrë vlerësime të mëdha për performancën e saj. Ajo është gati të shkëlqejë, edhe pse emocionet e skenës së madhe nuk janë të lehta për t’u përballuar.
“Skena është shumë e madhe dhe më jep një ndjenjë të veçantë, por sapo bëj provën e parë, emocionet ikin dhe ndihem më e qetë,” thotë ajo, me një buzëqeshje që ndriçon të gjithë ata që e mbështesin.
Pjesë e këtij udhëtimi është edhe skenaristja Tea Zani, e cila kërkon që të gjithë shqiptarët, kudo që janë, ta mbështesin Nikolin me vota online.
“Nikoli ka bërë prova dhe i ka kaluar shumë mirë dhe të gjithë janë shumë të kënaqur me performancën e saj. Është një arritje shumë e madhe si për vetë Nikolin, por edhe për Junior Fest duke përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishme të muzikën europaine për fëmijë. Nikol do jetë sot me të gjithë konkurrentët e tjerë dhe aty do shohim se si do jetë përballë publikut. Votoni Shqipërinë ku Nikol ka numrin 03. Votimi mbyllet pak para fillimit të festivalit në orën 18.00 më 16 nëntor dhe mund të votohet nga e gjithë bota”, u shpreh Zani.
Në fund, Nikol Çabeli ka një apel për të gjithë fëmijët dhe shqiptarët, duke kërkuar që të bashkohen për një qëllim më të madh, “ta mbështesin dhe të mbrojtjnë natyrën”.
“Le të bashkohemi për të ruajtur botën tonë dhe të mbështesim njëri-tjetrin,” tha Nikol, duke i dhënë një mesazh shprese dhe uniteti.
Kënga “Vallëzoj” me melodinë dhe tekstin e saj përcjell mesazhe shumë aktuale dhe në sintoni me sloganin e këtij viti, ku tema është dashuria për natyrën: magjia e çeljes së një luleje, në harmoni të plotë me rritjen, zhvillimin, sigurinë dhe shprehjen e artistëve të rinj në skenë.
Si mund të votohet?
Më 16 nëntor, dita kur do të mbahet edhe Junior Fest Contest 2024, Shqipëria do të performojë e treta në radhë pas Italisë dhe Estonisë.
Të gjithë mund të votojnë online për Nikol Çabelin, pavarësisht vendndodhjes. Duke nisur nga e premtja e 15 nëntorit, ju mund të votoni përmes JESC.TV nga ora 21.00.
Votimi mbyllet përkohësisht pak para se të fillojë shfaqja më 16 nëntor në orën 18.00 në stadiumin “Caja Magica” në Madrid. Më vonë pas shfaqjes votimi do të hapet përsëri për rreth 15 minuta, pasi të jenë interpretuar të gjitha këngët.
/rtsh.al/
Pensionistët italianë gjithnjë e më shumë po preferojnë të jetojnë në Shqipëri, kryesiosht në zonat…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur angazhimin që marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë të funksionojë.…
Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund…
“K'cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë,…
Integrimi europian i Kosovës ka qenë në fokus të bisedës mes Kryeministrit të Kosovës Albin…
This website uses cookies.