Vranësira dhe reshje bore në verilindje. Zbresin temperaturat
Një vorbull e ajrit të ftohtë nga Arktiku po zbret drejt zonës së Ballkanit ku priten rënie e konsiderueshme e temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.
E Shtunë, 18 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, në orët e para të mëngjesit dhe reshje bore në verilindje. Në mesditë dhe pasdite do të kemi kthjellime. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/9°C
– Zonat e ulëta 2 /15°C
– Zonat bregdetare 7/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 18 Nëntor 2023 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 2°C në mëngjes deri në 4°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 19 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -3/8°C
– Zonat e ulëta -1 /14°C
– Zonat bregdetare 5/16°C