Vrasja dhe groposja e 16-vjeçarit / Dosja penale kalon për gjykim, Kristjan Cenaj do të përballet me akuzën “Vjedhja me pasojë vdekjen”
31-vjeçari Kristjan Cenaj, i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzen e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshem Lezhë. Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshetin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit, të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.
Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij. Autori i dyshuar i ngjarjes ,Kristjan Cena,j ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkakoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.