Vrasja e 14-vjeçarit, deputetët opozitarë: Të ngrihet komisioni i posaçëm “Pakti për Fëmijët”

4b7604a210774c4ab28420efcc247f49

Një grup deputetësh të opozitës kanë depozituare në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar i cili do të mandatohet për hartimin e një strategjie kombëtare për fëmijët e quajtur “Pakti për fëmijët”.

Sipas deputetëve opozitarë, ky dokument synohet të bëhet një platformë kohezive e bashkëkohore që do të adresojë nevojat aktuale dhe do të ofrojë zgjidhje të cilat përkojnë me interesat më të larta të qytetarëve.

Kërkesa e tyre mori shkas nga ngjarja tragjike e 18 nëntorit, ku pak metra larg shkollës ”Fan Noli”, u qëllua me thikë për vdekje 14-vjeçari Martin Cani.

“Mungesa e një reagimi të menjëhershëm e koherent e institucioneve e politikës, është e pafalshme.

Arsyeja e përgjegjësia publike duhet të dalin në plan të parë për parandalimin  e ngjarjeve të ngjashme.

Ne deputetët nënshkrues të këtij propozimi, paraqesim kërkesën për ngritjen dhe funksionimin e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të mandatohet për hartimin e një strategjie kombëtare për fëmijët të quajtur “Pakti për fëmijët”.

Ky dokument synohet të bëhet një platformë kohezive e bashkëkohore që do të adresojë nevojat aktuale dhe do të ofrojë zgjidhje të cilat përkojnë me interesat më të larta të qytetarëve.

Dokumenti synon të tejkalojë çdo lloj interesi apo ideologjie partiake duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe jo politizuese”, deklaruan deputetët opozitarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.