Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit- Prindër e nxënës sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministres Manastirliu

Prindër e nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe disa shkollave të tjera, janë ngritur sërish në protestë këtë të martë (27 nëntor) në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Marshimi ka nisur nga shkolla “Fan Noli”, për t’u drejtuar drejt Ministrisë së Arsimit ku do të kërkojnë dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu.

Me pankarta në duar “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe me thirrjet “Reagoni”,  “Bashkojuni protestës për jetën”, “Çohuni” prindërit kërkojnë që institucionet arsimore të jenë më të përgjegjshme mbi sigurinë e nxënësve në shkolla dhe monitorim me kamera me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda.

Ne sot kërkojmë drejtësi për Martinin. Kemi dalë si prindër. Kemi dalë për të gjithë fëmijët që kërkojnë siguri më tepër në shkolla dhe një proces mësimor të drejtë.

Njëkohësisht duam të sensibilizojmë opinionin publik se nuk janë vetëm dhe kjo është lëvizje e nevojshme e prindërve”, tha një prej protestuesve.

Ne do vazhdojmë deri sa të vendoset drejtësia dhe dorëheqja e ministres së arsimit”, deklaroi një tjetër protestues.

Kjo është e disata protestë që mbahet pas ngjarjes tragjike të 18 nëntorit. Në protestën e mbajtur dy ditë më parë, të pranishëm kanë qenë dhe Angel Cani, babai i vogëlushit të ndjerë dhe gjyshi i Martinit të ndjerë.

Vetëm drejtësi, nuk dua askush të përfitojë nga rasti. Në rast se nuk do zgjidhet ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do bie dhe unë se s’ka çfarë më duhet më jeta”, ka deklaruar gjyshi i viktimës

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me mjete prerëse, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Duke marrë shkas nga vrasja e 14-vjeçarit, qeveria shqiptare ka nisur një diskutim publik lidhur me mundësinë e mbylljes së platformave TikTok dhe Snapchat ose për vendosjen e një kufizimi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

6 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

6 hours ago

This website uses cookies.