Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit, qeveria hedh në diskutim publik: Të mbyllim TikTok e Snapchat apo të vendosim filtra

Qeveria do të hedh për diskutim të gjerë në shkolla dhe mes prindërve lidhur me mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat apo duhen vendosur një kufizim moshe për përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë. Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama tha se rrjetet sociale po kthehen në një ekspozim të madh për dhunë dhe bullizimin te fëmijët dhe adoleshentët duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por sjellë edhe ngjarje tragjike si ajo e vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë.

“Për edukimin e fëmijëve sfidohen orë e çast nga bota paralele e këtyre rrjeteve sociale ku nuk ka asnjë mbrojtje dhe filtër dhe asnjë stimul pozitiv për edukimin dhe deri te shëndeti mendor i të miturve vihen seriozisht në pikëpyetje. Këto janë të vërteta të thjeshta që nuk është e vështirë të biem të gjithë dakord si prindër dhe qytetarë të shoqërisë së kohës së sotme ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë vende po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës por ende pa rezultate të madha. Ne si qeveri jemi në kërkim të zgjidhjeve të mundshme për të ulur këtë presion dhe janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia e deri në Spanjë për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale deri në moshën 16-vjeç. Përtej këtyre debateve dhe përpjekjeve problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistem të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësive teknike që lidhet me disa faktorë. Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga eksperienca deri tanishëm në Europë mësojmë se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, ku dhuna dhe bullizimi ndaj fëmijëve vetëm rritet apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok dhe Snapchat në Shqipëri. Kemi vendosur që këtë dileme ta hedhim për një diskutim të gjerë publik te prindërit ku do angazhohen të gjitha shkollat për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh dhe kompleks në zgjidhjen e vet”, tha Rama

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

13 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

13 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

13 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

14 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

14 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

14 hours ago

This website uses cookies.