Vrasja e 15- vjeçarit në Shkodër – Policia identifikon dhe ndalon autorin e ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 14 tetorit në Shkodër, ku 15-vjeçari Emiliano Kola humbi jetën pas një përleshjeje fizike me thikë me një bashkëmoshatar.
Pas shoqërimit në polici, edhe autori i dyshuar, K. Kolbuçi, bashkëmoshatar me Kolën, kishte një plagë në krah për të cilen thotë se ia ka shkaktuar viktima. Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale. Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm.