Lajme

Vrasja e 2 personave në Velipojë- Arrestohen 2 bashkëpunëtorë, në arrati 2 autorët

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë (19 gusht).

Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagradi që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, 33-vjeçari Ersild Ishmi dhe 22-vjeçari Arsid Hoxha.

Ndërkohë që nga përplasja fizike mes tyre, Zagardi ka mbetur i plagosur në këmbë. Në kërkim nga policia janë shpallur dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, që dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes së dyfishtë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera menjëherë pas ngjarjes:

-Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaloi shtetasin M. P., 29 vjeç, banues në Shkodër;

-në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Lezhës, u ndalua shtetasi Z. Z., 26 vjeç, banues në Dibër.

Këta 2 shtetas, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbremshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve E. F., G. F., A. H. dhe E. I..

Shtetasi Z. Z., rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 21:00, ku dy kunetërit mbetën  fillimisht të plagosur nga të shtënat, por ndonëse u dërguan në Spitalin e Shkodrës, fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të mara.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj bëri me dije pas ngjarjes se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes, janë pronarë të një hoteli, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i mëparshëm mes tyre dhe viktimave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.