Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër / Shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

vrasja e 20 vjecarit

Disa detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në fshatin Guci e Re të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona, të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematik në zonë.

 Mesohet se të gjithë janë marrë në pyetje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes.

Sakaq, mësohet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babanë dhe vëllain e tij, teksa merren me bagëti atje.

 Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi, ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi.

 Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori, sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti.

Ndërkohë, mësohet se në trupin e viktimës janë qëlluar 6 plumba me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij, ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20-vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë.

Viktima jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Mësohet se pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

 Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr, teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat e marrë. Menjëherë, xhaxhai i viktimës ka telefonuar policinë, ndërsa efektivët nisën hetimet.

Ndërkohë, komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma, çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator.

 Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave, ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë.

 Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.