Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-ja do t’i përgjigjet sulmit që la 3 ushtarë amerikanë të vdekur në Jordani.
Duke folur teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë Biden u shpreh se “Nuk mendoj se kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme”.
Biden nuk dha detaje se cili do të jetë veprimi ushtarak i SHBA-ve, por Shtëpia e Bardhë ka premtuar do t’i japë një përgjigje më se të merituar.
Kjo ishte hera e parë që vriten ushtarë amerikanë përmes një sulmi me dron që nga shpërthimi i luftës së Izraelit në Gaza më 7 tetor të viti të kaluar.
Ndërkaq Irani ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm, por Biden tha se “i konsideroj ata [Iranin] përgjegjës në kuptimin që ata po furnizojnë me armë autorët që e ndërmorën këtë sulm”
Sulmi gjatë natës kishte në shënjestër një bazë ushtarake amerikane të njohur si Kulla 22 në veri-lindje të Jordanisë.
Rreth 350 forca amerikane janë të stacionuara në bazë, e cila është e fokusuar në mbështetjen e koalicionit për të mposhtur Shtetin Islamik, sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve.
Droni i lëshuar nga grupet militante të mbështetura nga Irani goditën bazën teksa një dron amerikan po kthehej në këtë bazë.
Zyrtarët thonë se reagimi automatik i mbrojtjes ajrore së bazës u çaktivizuan për të shmangur rrëzimin e dronit amerikan.
Por për shkak të kësaj, nuk kishte asnjë paralajmërim për trupat që thuhet se ishin ende në dhomat e tyre të fjetjes.
Në muajt e fundit, disa baza amerikane në Lindjen e Mesme janë sulmuar nga milici të trajnuar, financuar dhe pajisur nga Irani.
SHBA ka një sërë opsionesh për t’iu përgjigjur sulmit, duke përfshirë sulmet hakmarrëse ndaj bazave dhe komandantëve aleatë të Iranit.
SHBA mund të synojë gjithashtu komandantët e lartë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në Irak ose Siri, megjithëse një veprim i tillë do të shihej si përshkallëzim i konfliktit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.