Categories: BotaLajme

Vrasja e aktivistit indian/ Përplasje mes Otavës dhe Nju-Delhit, vendet dëbojnë diplomatët

Akuzat e Kanadasë drejtuar Indisë se mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e aktivistit Sikh në tokën e saj ka shkaktuar përplasje me Otavës dhe Nju-Dehlit, ku të dyja vendet kanë dëbuar diplomatët e lartë duke bërë që të tensionohen marrëdhëniet midis dy vendeve.  

Dëbimet diplomatike erdhën pasi kryeministri Justin Trudeau tha se Kanadaja po hetonte akuzat që lidhnin Indinë me vrasjen në qershor të qytetarit kanadez dhe udhëheqësit të shquar Sikh, Hardeep Singh Nijjar.

Gjatë javëve të fundit, agjencitë kanadeze të sigurisë kanë ndjekur në mënyrë aktive akuza të besueshme për një lidhje të mundshme midis agjentëve të qeverisë së Indisë dhe vrasjes së një shtetasi kanadez Hardeep Singh Nijjar”, tha Trudeau në Parlament të hënën, duke shtuar se qeveria e tij do të ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshëm “për të kërkuar përgjegjësinë e autorëve të kësaj vrasjeje”.

Kanadaja tha se kishte dëbuar një diplomat indian, të cilin ministrja e Punëve të Jashtme Mélanie Joly e përshkroi si kreun e agjencisë së inteligjencës indiane në vend.

“Sot ne po veprojmë duke dëbuar një diplomat kyç, por do t’i shkojmë deri në fund të kësaj” u tha ajo gazetarëve në Otava, duke shtuar se Trudeau e ka ngritur këtë çështje si me Presidentin e SHBA Joe Biden ashtu edhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Ministria e Jashtme e Indisë u përgjigj të martën, duke thënë se kishte dëbuar një diplomat të lartë kanadez me bazë në Indi.

“Diplomatit në fjalë i është kërkuar të largohet nga India brenda pesë ditëve të ardhshme”, thuhet në një deklaratë. “Vendimi pasqyron shqetësimin në rritje të Qeverisë së Indisë për ndërhyrjen e diplomatëve kanadezë në çështjet tona të brendshme dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet kundër Indisë”.

Nijjar ishte një udhëheqës i shquar Sikh në Kanadanë perëndimore, dhe sipas policisë lokale, ai u qëllua për vdekje në kamionin e tij në qershor nga dy persona të armatosur të maskuar jashtë një tempulli sikh në Surrey, British Columbia.

Vdekja e tij tronditi dhe zemëroi komunitetin Sikh në Kanada, një nga më të mëdhenjtë jashtë Indisë dhe shtëpia e më shumë se 770 mijë anëtarëve të pakicës fetare.

Nijjar ishte një mbështetës i hapur i krijimit të një atdheu të veçantë Sikh të njohur si Khalistan, sipas një deklarate nga Organizata Botërore e Sikhëve, dhe shpesh udhëhoqi protesta paqësore kundër asaj që grupi i avokimit e quajti “shkelje e të drejtave të njeriut që po ndodhin në mënyrë aktive në Indi dhe në mbështetje të Khalistanit”.

Lëvizja Khalistan është e paligjshme në Indi dhe konsiderohet si një kërcënim për sigurinë kombëtare nga qeveria – një numër grupesh të lidhura me lëvizjen renditen si “organizata terroriste” sipas Aktit të Veprimtarive të Paligjshme (Parandalimit) të Indisë (UAPA), transmeton CNN.

Në vitin 2020, Agjencia Kombëtare e Hetimit Indian e akuzoi atë për “përpjekje për të radikalizuar komunitetin Sikh në të gjithë botën në favor të krijimit të ‘Khalistanit'”, duke shtuar se ai ishte “përpjekur të nxiste Sikhët të votonin për shkëputjen, të agjitonte kundër qeverisë së Indi dhe kryejnë aktivitete të dhunshme.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

12 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

13 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

13 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.