Vrasja e Ardian Nikulaj, portugezi kërkon lirinë – Avokati:  Prokuroria nuk ka ecur me hetimet nuk ka asnje provë

Prokuroria nuk ka ecur me hetimet dhe deri tani nuk ka asnjë provë dhe fakt që portugezi Ruben Saraiva të jetë i përfshire në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në vitin 2023 në Shëngjin.

 Ky është pretendimi i avokatit të të akuzuarit Kujtim Cakrani, i cili përmes një kërkese drejtuar Gjykates së Lezhës kërkon zëvendesimin e masës së sigurise për klientin e tij.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.