Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, merret në pyetje portugezi Ruben Saraiva
Nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva është marrë në pyetje nga oficer të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, në Komiseriatin e Lezhës.
Nën masa të rrepta sigurie, ai ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Portugezi qëndron në paraburgim në burgun e Recit, që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit që lamë pas.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Nga ana e tij, portugezi Saraiva ka mohuar para gjyqtarëve që të jetë i përfshirë në vrasje.
28-vjeçari Ruben Saraiva, u arrestua në maj të këtij viti në Marok dhe mësohet se në momentin e arrestimit ai nuk bëri rezistencë. Ndërsa u ekstradua mesditën e 31 dhjetorit.
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës.