Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj- Prokuroria mbyll hetimet për portugezin Ruben Saraiva
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Nën masa të forta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në prokurori, ku iu komunikuan akuzat “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Dosja penale tashmë pritet të dërgohet për gjykim në gjykatën e Lezhës, e veçuar nga të akuzuarit e tjerë të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.
Atentati ndodhi në prill të 2023, ku biznesmen Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në plazhin e Shëngjinit. Për ngjarjen u arrestua portugezi Ruben Saraiva, ndërsa të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që dyshohet se janë porositësit e atentatit.