Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/Mbërrin në Shqipëri telefoni i autorit të dyshuar

nikulaj vrasja

nikulaj vrasja

Autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin.Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.Burimet bëjnë me dije se nga ana tjetër, marokenët, të cilët arrestuan Ruben Saraivën më shumë se 6 muaj më parë, pas një kohe të gjatë pa përgjigje, i kanë kërkuar palës shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të vrasësit gjakftohtë në drejtim të Tiranës.Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera provash të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet sjellja e portugezit në Shqipëri.Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.