Vrasja e civilëve, shefi i OKB-së: Izraeli ka gabuar me operacionet ushtarake në Gaza

Antonio Guterres 811

Antonio Guterres 811

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar se numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës tregon se Izraeli ka gabuar në mënyrë kategorike me operacionet e tij ushtarake në Gaza në luftë me Hamasin.

Guterres theksoi se 92 punonjës të OKB-së janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas.

Ka shkelje nga Hamasi kur ata kanë mburoja njerëzore. Por kur shikohet numri i civilëve që u vranë gjatë operacioneve ushtarake, ka diçka që është qartësisht e gabuar”, u shpreh shefi i OKB-së.

Nga ana tjetër, këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ka theksuar se Izraeli “po bën çmos për të minimizuar nivelet e dëmit kolateral”.

Mark Regev shprehet se lëvizja më e rëndësishme që ushtria izraelite ka bërë për ta arritur këtë është apeli ndaj njerëzve që të evakuohen nga veriu dhe të lëvizin drejt jugut.

I pyetur për vdekjet e palestinezëve në sulmet izraelite në zonat jugore, ai thotë se nivelet e dhunës nuk janë të krahasueshme me veriun, ku IDF është aktualisht e angazhuar në luftime të rënda me Hamasin.

Regev nënvizon se “zonë e veçantë humanitare po krihet në al-Maëasi, në perëndim të Khan Younis afër bregut të Mesdheut. Përgjatë bregdetit, përgjatë Mesdheut, ku nuk ka infrastrukturë të Hamasit… ne po flasim për krijimin e një zone të sigurt humanitare me spitale fushore”.

Këshilltari i Netanjahut shpjegon më tej se kjo zonë është afër pikës kufitare Rafah në Egjipt, kështu që lejon qasje të lehtë për furnizimet me ndihma.

Ndërkaq qindra shtetas të huaj dhe palestinezë të plagosur kanë mundur të largohen nga Rafah gjatë javës së fundit, ndërsa disa furnizime humanitare janë lejuar gjithashtu të hyjnë në Gaza.

Ideja është që ndërkohë që kjo luftë po vazhdon… që të ketë një hapësirë të sigurt për civilët e Gazës”, thotë Regev.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.