Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, e cila arriti të provoje se dy përsonat të cilët vijojnë të jenë në arrati kanë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë.Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim. Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.
Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në një lokal në anë të auostrades Milot-Thumanë, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.
Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…
Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…
Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
This website uses cookies.