Vrasja e Elis Rroshkodolit, arrestohet 1 person, në kërkim 3 bashkëpunëtorët

Një person është arrestuar për vrasjen e Elis Rroshkodolit. Nuk dihet ende roli që ka patur i arrestuari në ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën më 30 gusht.

Policia po punon intensivisht për kapjen e 3 bashkautorëve të kësaj vrasjeje, të cilët janë identifikuar tashmë nga Policia.

Blutë kanë zbuluar edhe një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 bashkëpunëtorëve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

Policia ka sekuestruar 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).

“Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.)”, thuhet në njoftim.

36-vjeçari Elis Rroshkodoli u vra brenda ambienteve të një lokali në lagjen “Ahmet Haxhia”.

36-vjeçari ishte i kërkuar në Rumani për plagosje më thikë në vitin 2023. Nuk dihen ende më shumë detaje mbi ngjarjen, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

Kush ishte Elis Rroshkodoli?

Viktima Elis Rroshkodol  ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale. Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetëra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.

Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.

Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.

Mediat e huaja shkruajtën për arratinë e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.