Vrasja e gazetarit holandez Peter R. de Vries, prokurorët kërkojnë ‘burgim të përjetshëm’ për 3 të dyshuarit

Prokurorët kërkuan të mërkurën burgim të përjetshëm për tre të dyshuar për vrasjen e gazetarit hetues holandez, Peter R. de Vries dhe dënime nga tre deri në 21 vjet për gjashtë të tjerë. Gjyqi u zhvillua në Amsterdam.

Dënimet e përjetshme u kërkuan për njeriun që dyshohet se qëlloi de Vries në një rrugë në qendër të Amsterdamit më 6 korrik 2021, shoferin e dyshuar që ndihmoi në arratisje dhe një burrë të dyshuar për organizimin e atentatit. 

De Vries, ishte një reporter dhe prezantues i njohur televiziv. Ai vdiq nëntë ditë më vonë nga plagët e marra në moshën 64-vjeçare.

Prokurorët kishin kërkuar më parë nga gjyqtarët që të shqiptonin burgime të përjetshme për vrasësin dhe shoferin e dyshuar në një gjyq të mëparshëm që u ndërpre në vitin 2022 pa vendime, kur provat e reja dolën në dritë dhe më shumë të dyshuar u arrestuan.

Vrasja e de Vries tronditi Holandën. Mbreti holandez Willem- Alexander e quajti atë “një sulm ndaj gazetarisë, gur themeli i shtetit tonë kushtetues dhe për këtë arsye gjithashtu një sulm ndaj shtetit të së drejtës”.

De Vries kishte qenë një këshilltar dhe i besuar për një dëshmitar të mbrojtur në gjyqin e liderit të supozuar dhe anëtarëve të tjerë të një bande kriminale. Vëllai i dëshmitarit dhe avokati u vranë që të dy.

Duke iu referuar atyre vrasjeve, prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se vrasja e de Vries “është e treta e një serie sulmesh ndaj sundimit të ligjit. Kjo nuk mund të mos peshojë shumë, shumë rëndë.”

Prokurorët nuk kanë akuzuar asnjë të dyshuar për urdhrin për të vrarë de Vries.

“Fakti që personi që urdhëroi vrasjen nuk dihet dhe nuk po gjykohet këtu natyrisht varet si një hije mbi këtë gjyq,” tha Annemiek van Spanje, një avokate e familjes, për Associated Press ndërsa çështja u hap javën e kaluar.

Nëntë të dyshuar janë në gjyq në Gjykatën e Qarkut të Amsterdamit të sigurisë së lartë. Në ditën e hapjes, ata vazhdimisht refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të gjyqtarëve, duke ushtruar të drejtën e tyre për heshtje.

Në ditët në vijim është planifikuar që avokatët e të dyshuarve t’u drejtohen gjyqtarëve. Vendimi pritet të jepet në qershor. Identiteti i plotë i të dyshuarve nuk është bërë i ditur, në përputhje me rregullat holandeze të privatësisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.