40-vjeçari Dorjan Keqi i arrestuar rreth një vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9 shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim. Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit Dorjan Keqi, dyshohet si vrasës me pagesë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim, të të cilin mbeti i plagosur dhe një person tjetër që në atë momente po pinte kafe me Saimir Jakun.40-vjeçari me banim në Krujë u arrestua në shtator të vitit 2022 nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë te bidoni me benzinë që u gjet në vendin ku autorët kishin djegur makinën pas krimit.Ish-drejtori i OST-së për Veriun, Saimir Jaku, u ekzekutua me 9 shtator të vitit 2016-të. Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rrëshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur. Autorët e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorjan Keqi, arritën të largohen me një automjet tip “Benz”, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit.
Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…
Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…
Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…
Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…
This website uses cookies.