Vrasja e ish- drejtorit të OST, Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë vrasësin me pagesë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg për jetë Dorjan Keqin, personi i akuzuar për vrasjen e Saimir Jakut. Ish-drejtori i Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, u ekzekutua më 2016. Keqi u dënua me burg për jetë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vetë Keqi gjatë gjithë kohës ka pretenduar se nuk është ai vrasësi i Saimir Jakut. Ngjarja ku u ekzekutua Jaku dhe u plagos miku i tij ndodhi më 9 shtator të 2016-ës, në një nga lokalet e Rrëshenit. Dëshmitarët thanë se një person i armatosur dhe i maskuar kishte dalë nga automjeti tip “Benz” dhe kishte qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Saimir Jakut. 33-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagos Gjergj Prenga. Prenga po pinte kafe me viktimën. Policia e Lezhës mundi të zbardhë ngjarjen vetëm në 2022-shin,  kur ndaloi drejtuesin e një mjeti në gjendje të dehur. Ky shtetas ishte pikërisht Dorian Keqi dhe pas ndalimit nga patrulla duke i dhënë makinës i dehur, ai u shoqërua në Komisariat e atje ju morën shenjat e gishtave. Por, nga analizimi i tyre specialistët e Policisë së Lezhës arritën të zbardhnin ngjarjen e vitit 2016. Rezultoi se gjurmët e gishtërinjve të 41-vjeçarit përputheshin me ato që ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

12 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.