Vrasja e Liridona Ademajt, gazetarja Sejda jep detajet të reja nga ngjarja tragjike
Vrasja tragjike e 30-vjeçares Liridona Ademaj ka qenë në fokus të emisionit të sotëm të “Jetë Shqiptare”.
Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda ka bërë me dije se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli ka pranuar në komisariat se ka qenë ai që ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, duke e shitur më pas si grabitje.
Sejda ka bërë me dije se Prokuroria ndonëse nuk ka dalë me raport zyrtar, ka zgjeruar pistat e hetimeve.
“Pas gjithë zhvillimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve nga ana e policisë, vendimit nga familja për zhvarrosjen e të ndjerës dyshohet se bashkëshorti është porositësi i vrasjes.
Rivarrimi do bëhet në orën 14:00. Ka detaje të reja, por nuk prononcohen se mund të ketë dëmtim në procesin e hetimit.
Të dyshuarit kanë dalë para gjykatës themelore, parimisht dhe gjatë intervistimit në stacionin policor, Naimi ka pranuar që ka porositur vrasjen e së ndjerës, por ende nuk dihen motivet.
Tre të dyshuarit janë lënë 30 ditë paraburgim. Janë në burgun e sigurisë së lartë në rrethinë të Prishtinës.
Familjarët pretendojnë se Liridona ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim jetësor miliona euro. Në bazë të gjithë zhvillimeve, Prokuroria nuk ka dalë me raport zyrtar, por janë zgjeruar pistat e hetimeve”, tha Sejda.