Vrasja e Liridona Ademajt, konfiskohet makina dhe një pistoletë me 19 fishekë

c62fddb31e1a4e299640f796faf08fe1

c62fddb31e1a4e299640f796faf08fe1

Policia e Kosovës ka arrestuar deri më tani tre persona për vrasjen e rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli. Midis të arrestuarve është edhe edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Sipas Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast.

Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për RTK-në, se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në vrasjen e  Liridona Murselit.

Me aktvendim mbi ndalim nga Prokuroria e Shtetit nga departamenti i krimeve të rënda të tre të dyshuarit do të ndalohen do t mbahen në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Laureta Ulaj.

Ndërsa, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Besa Limani, ka bërë të ditur se  njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i së ndjerës, Liridona Murseli.

“Ende nuk dihen motivet. Ende nuk është caktuar masa e paraburgimit”, ka deklaruar prokurorja Besa Limani.

Sipas Policisë së Kosovës po bëhet çdo gjë në koordinim me prokurorinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.