Categories: LajmeRajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Kurti: Dënim maksimal ndaj autorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në konferencën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së Liridona Ademajt dhe ka kërkuar dënimin maksimal për autorët e tragjedisë.

“Po punojmë në krijimin e një mjedisi ligjor të fuqishëm kundër dhunës me bazë ligjore, duke ndryshuar dhe plotësuar Kodin e Procedurës penale, duke ashpërsuar masat e për kryerësit e veprave penale të dhunimit, dhunimit seksual dhe të dhunës në familje. Kemi përmirësuar qasjen në shërbime sociale, duke e ngritur mbështetjen për këto shërbime dhe duke siguruar qëndrueshmëri financiare për strehimoret e të mbijetuarave të dhunës në familje përmes rritjes së buxhetit dhe linjës së veçantë buxhetore për to. Kujdesi për funksionimin e të gjithë mekanizmave ndërveprues, prej raportimit deri te trajtimi, hetimi, gjykimi, pra te drejtësia përfundimtare është dhe do të jetë prioritet i lartë në qeverinë tonë”, tha Kurti.

Kryeministri vuri theksin te nevoja për një sistem prokurorial dhe gjyqësor shumë më aktiv dhe efektiv.

Pesha e padrejtësive nuk mund të vazhdojë mbi supet e grave e vajzave, as mbi supet e fëmijve e pleqve, as mbi supet e të varfërve e të shtypurve, as mbi supet e personave të sfiduar në çfarëdo rrethane tjetër. Institucionet janë të obliguara të jenë gjithmonë përkrah atyre që u bëhet ndonjë padrejtësi. Si institucione e si shoqëri kemi për detyrë të angazhohemi në betejën për barazi në të drejta. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit.

Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike, çfarë ne duam të jemi dhe do të aspirojmë të mbetemi më tej. Është koha e fundit që të vetëdijesohemi e të veprojmë së bashku, ne që mendojmë e diskutojmë së bashku. Cinizmi e sarkazmi u ndihmojnë kriminelëve, janë mbështetje për dhunuesit. Duhet që shkollat publike e private, mediat publike e private, artistët e sportistët, personat që kanë ndikim në shoqëri, të gjithë t’i evitojnë mesazhet e porositë publike apo private, që mund të shihen si nxitëse apo justifikuese të dhunës dhe duhet të bashkohen në fushatën tonë kundër dhunës në bazë gjinor”, u shpreh Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

5 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

5 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

5 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

6 hours ago

This website uses cookies.